Basha në EPP: Të përmbyllet procesi i njohjes së Kosovës nga vendet e BE-së

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 10:16 | Politikë
Basha në EPP: Të përmbyllet procesi i njohjes së

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Lulzim Basha, kërkoi që këto kohë të trazuara të jenë nxitëse për Europën, që t'i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ushtrojë një ndikim më të madh për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë.

Po ashtu, kreu demokrat ka kërkuar përmbylljen e marrëveshjes me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja vendeve, t’u mundësohet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE.

Basha theksoi se popujt e rajonit, pa dallim, duan të shohin përpara për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane, dhe të lënë pas të kaluarën tragjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos