Inceneratorët, Tabaku: Procedurat, pronat dhe shkeljet financiare të gjetura nga KLSH, elementet kryesore të hetimit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 14:17 | Politikë
Inceneratorët, Tabaku:  Procedurat, pronat dhe shkeljet financiare të

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, u shpreh këtë të martë se procedurat, pronat dhe shkeljet financiare të gjetura nga KLSH, janë elementet kryesore të këtij hetimi.

“Shkeljet e konsideruara nga KLSH që bëjnë pjesë në grupin financiar të shkeljeve. Sipas KLSH-së, përveç pjesës së procedurës, menaxhimit dhe lidhjes së kontratës, zbatimit të kontratës, problematika kryesore me inceneratorin e Fierit është; për një kontratë të lidhur në vitin 2017 që duhej të përfundonte në vitin 2018, kur e panë që nuk po zbatohej, kur filluan dhe paguan 26 milionë euro, deri në momentin kur nuk u zbatua kontrata, sepse nuk kishte një tokë, nuk kishte një pronë, nuk kishte filluar ende zbatimi i kontratës, pagesat vazhdonin, kontrata nuk ndryshoi dhe në kundërshtim edhe me ligjin për menaxhimin e financave publike, kanë vazhduar dhe kanë paguar një incinerator, i cili nuk ekzistonte. 

Shkelja financiare e fundit që lidhet përsëri me grupin e shkeljeve të konstatuara nga KLSH, është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 milionë euro më të shtrenjtë, ndërkohë që mund të ishin zgjedhur alternativa të tjera dhe kompania e inceneratorit duke qenë se nuk punonte, nuk prodhonte energji, nuk digjte mbetje, sepse nuk kishte incenerator në Fier, është përfshirë njëkohësisht në skandalin e TVSH-së fiktive. Xhironte fatura TVSH-je të paktë me 15 kompani, të cilat ne i kemi të identifikuara për të justifikuar pagesat që merrte. 

Për të derdhur pagesat që merrte nga thesari dhe këtë e bënte në mënyrë fiktive po me fondet e buxhetit të shtetit. Unë nuk u ndala te marrëdhënia e kompanisë që nuk kishte asnjë fond, asnjë burim për ta zbatuar këtë koncesion. Merr një kredi bankare të cilën po e paguan edhe sot me buxhetin e shtetit. Nuk u ndala te pjesa e impianteve të cilat besoj nuk kanë nevojë për asnjë provë të theksojmë se nuk kanë ekzistuar deri vitin e kaluar. Por u ndala te tre elemente kryesore në të cilën do të fokusojmë hetimin dhe grupin kryesor të shkeljeve që ne gjykojmë për inceneratorin e Fierit”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos