Burokracitë e BE, Rama: Mund të vijë dita të themi edhe ne “po bëjmë si Napoli”

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 11:29 | Politikë
Burokracitë e BE, Rama: Mund të vijë dita të themi edhe ne

“Lufta me burokracinë dhe afatet është e përditshme, kudo qoftë, Tiranë apo Bruksel, vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por për momentin kemi zgjedhur që të bëhemi pjesë e BE-së, sipas Brukselit, por mund të vijë dita që mund të themi edhe ne “po bëjmë si Napoli dhe Brukseli të vazhdojë me burokracitë e veta”.

Kështu është shprehur kryeministri Rama në Krujë, këtë të martë, ku ishte i pranishëm për të prezantuar planin e rijetëzimit të monumenteve të kulturës në prani edhe të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Sa i përket projektit të mbështetur nga BE-ja me grante, Rama u shpreh: “Ata që kanë trashëguar banesa historike me vlera të trashëgimisë kulturore, jemi gati të ndërtojmë një rrugë të përbashkët, ku qeveria do të financojë projektet e tyre dhe ata do të përfitojnë nga grantet e qeverisë dhe BE-së për të transformuar banesat e vjetra në hapësirë të një aktiviteti ekonomik që do të krijojnë vetëpunësim, por edhe vlerë të shtuar për turizmin”, tha ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/17/cdo-gje-qe-ndodh-ne-ballkan-ka-ndikim-ne-europe-rama-be-e-vetmja-krijese-me-kufij-te-jashtem-dhe-te-brendshem/
https://a2news.com/2021/05/06/rama-sot-nuk-jemi-gati-per-ne-be-nuk-ka-shenja-te-neo-otomanizmit-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos