
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pranë një qendre tregtare.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin B.M. 31 vjeç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë. Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta. (A2 Televizion)