Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 19:40 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në autostradën Fier-Vlorë, në Panaja.

Mësohet se një e moshuar, e cila ishte duke kaluar rrugën, është përplasur nga një automjet dhe ka mbetur e plagosur.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos