Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 09:54 | Kronikë
Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas Policisë 38-vjeçari me iniciale A. G., është kapur në flagrancë duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm, në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

Në operacionin e koduar "Detonatori", gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos