U kapën me 62 kg kanabis, momenti i arrestimit të dy prej të ndaluarve

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 10:31 | Kronikë
U kapën me 62 kg kanabis, momenti i arrestimit të dy prej të

Policia e Durrësit ka njoftuar se në kuadër të operacionit “Motoristi” ka sekuestruar 62 kg kanabis dhe ka arrestuar 7 persona.

Pas marrjes së informacionit se disa shtetas që po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dispononin sende të kundërligjshme me vete, finalizuan me sukses operacionin ku u vunë në pranga shtetasit K. C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.   

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos