SPAK kërkon arrest shtëpie për babain e Arbër Çekajt

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 10:24 | Kronikë
SPAK kërkon arrest shtëpie për babain e Arbër Çekajt

Dosja në ngarkim të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, është marrë nga Prokuroria e Posaçme SPAK. 

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë, duke dërguar aktet në SPAK për grup të strukturuar kriminal.

Këtë të premte, SPAK kërkoi arrest shtëpie për Selim Çekajn, të cilit iu gjetën 49 kg kokainë në kontenierin me banane nga Ekuadori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos