Sekuestrohen 7 kg kokainë në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 15:01 | Kronikë
Sekuestrohen 7 kg kokainë në Portin e Durrësit

Shtatë kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia në Portin e Durrësit këtë të premte, duke shënuar një tjetër rast të përpjekjes për trafikim të lëndëve narkotike në port.

Pas kërkimeve dhe gjetjes së kokainës në një kontejner të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë, Policia tha se ka arrestuar administratorin e firmës ku do mbërrinte kontejneri, i identifikuar me inicialet D.D., 35 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos