Aksident i rëndë në Fier, 6 të plagosur, 16-vjeçari drejtonte automjetin

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 15:46 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fier, 6 të plagosur, 16-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona.

Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar dhe një "Volkswagen", që drejtohej nga shtetasi V. H., 61 vjeç.

Për pasojë janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos