Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë një të ri, i cili akuzohet për një seri vjedhjesh në qytet.
Pas një pune të organizuar mirë, nga efektivët e policisë është identifikuar, lokalizuar dhe vënë në pranga 29-vjeçari K. A.
Ky shtetas akuzohet se në 3 raste iu ka vjedhur nga qafa varëset kalimtarëve, si dhe dyshohet se është autori i grabitjes së 3 banesave.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhune”. (A2 Televizion)