Fidanë me kanabis në banesë, pranga të riut në Vlorë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 12:07 | Kronikë
Fidanë me kanabis në banesë, pranga të riut në

Një 28 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Vlorës, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Xhuljano Pali u arrestua nga efektivët në fshatin Romës të Selenicës pasi në oborrin e banesës së tij kishte mbjellë disa rrënjë me kanabis sativa.

Bimët narkotike u asgjësuan, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të palejuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos