
Autoritetet gjermane kanë ekstraduar drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar, i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike.
30-vjeçari Drini Valca, ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", “Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal".
Valca dyshohet të jetë i përfshirë në një ngjarje ku një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa u kap ndërsa përgatitej të trafikohej drejt Greqisë. (A2 Televizion)