
Një pushues i moshuar është mbytur këtë të dielë në plazhin e Shëngjinit.
Viktima, rreth 68 vjeç, është nxjerrë me shpejtësi nga ujërat e detit nga pushuesit e tjerë dhe është dërguar në spitalin rajonal, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së të moshuarit. (A2 Televizion)