Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën Milot-Mamurras. Një automjet është përplasur fillimisht me trafikndarësen, ndërsa më pas është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri.
Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. (A2 Televizion)