Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën shoferi dhe pasagjerja

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 20:05 | Kronikë
Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën shoferi dhe

Dy persona humbën jetën mbrëmjen e të shtunës në Lezhë, pas një aksidenti të rëndë në rrugën e Talës, njoftoi policia.

Sipas autoriteteve, makina tip Peugeot ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi, K.M., 24 vjeç, dhe pasagjerja në automjet, shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos