Aksident i rëndë në Malësinë e Madhe, makina përplas për vdekje policin në krye të detyrës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 20:31 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Malësinë e Madhe, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv policie.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku mjeti tip Benz me drejtues shtetasin E. Z. ka aksidentuar për vdekje oficerin e policisë J. R., 55 vjeç.

Viktima ishte duke shkuar në një vendngjarje  kur u përplas nga 32-vjeçari E.Z. dhe ndërroi jetë menjëherë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos