Aksident i rëndë në Milot-Fushë Krujë, 4 të plagosur

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 21:08 | Kronikë
Aksident i rëndë në Milot-Fushë Krujë, 4 të

Një aksident është regjistruar para pak minutash në autostradën e Laçit, në aksin Milot-Fushë Krujë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, 4 persona janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos