Vdekja e të riut të ndaluar nga policia, Spitali i Traumës: Pacienti erdhi pa shenja jete

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 11:30 | Kronikë
Vdekja e të riut të ndaluar nga policia, Spitali i Traumës:

Spitali i Traumës ka deklaruar se 32-vjeçari i cili ndërroi jetë gjatë shoqërimit nga policia, ka mbërritur pa shenja jete në spital.

“Në raste të tilla, spitali Universitar i Traumës njofton Morgun dhe me pas nis procedurat për ekspertizën mjekoligjore, që ndiqet prej tyre”, thonë burime nga spitali për A2 CNN.

I riu, Lear Kurti, ndërroi jetë teksa po shoqërohej në ambientet e komisariatit. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, viktima u largua me shpejtësi kur pa patrullën dhe në momentet e shoqërimit në komisariat shfaqi probleme shëndetësore.

https://a2news.com/2022/10/20/policia-njofton-vdekjen-e-nje-personi-qe-po-shoqeronte-ne-komisariat/

Versioni nga Spitali i Traumës bie ndesh me atë të policisë, sipas së cilës Kurti u dërgua në spital pasi shfaqi probleme dhe ndërroi jetë aty.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos