Aksident me një të vdekur në Vlorë

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 18:12 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Gjormë, në Vlorë.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.R. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorë.

Një prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos