Aksident me pasojë një person të plagosur në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 14:32 | Kronikë
Aksident me pasojë një person të plagosur në Tiranë

Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur këtë të diel në kryeqytet.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re, pranë Liqenit të thatë, ku një mjet motor me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos