Aksident me pasojë vdekjen në Pukë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 12:38 | Kronikë
Aksident me pasojë vdekjen në Pukë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së dielës në Pukë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë,  në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dardhës”.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe dhe për pasojë ka humbur jetën 70-vjeçari M.N.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos