
Një aksident rrugor me pasoja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçare.
Sipas dëshmive, aksidenti ka përfshirë një trajler dhe një automjet tip Opel, ku ndodhej viktima ende e paidentifikuar bashkë me dy persona të tjerë, që janë dërguar në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici. (A2 Televizion)