
Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Astirit, në Tiranë.
Një makinë ka përplasur dy këmbësore, me pasojë plagosjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)