
2 persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksident rrugor që u regjistruar mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Makina tip "Fiat", me drejtues shtetasin E. S., doli nga rruga në afërsi të fshatit Frakull e Madhe dhe për pasojë mbetën të plagosur pasagjerët A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)