
Policia e Lezhës njofton se në orët e para të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar në vendin e quajtur "Tregu i Milotit" .
Viktima u gjet nga kalimtarët e rastit dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale . (A2 Televizion)