
Një person është gjetur i vdekur në një hotel në Tiranë. Policia bën të ditur se viktima është gjetur i pajetë nga vëllai i tij në dhomën e një hoteli në rrugën "Frosina Plaku".
Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)