All - Paragraf - 1
Policia Rrugore njofton se 20 Leje Drejtimi janë pezulluar për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes të së shtunës dhe deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm. Nga këto, 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
“Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h - 168 km/h në aksin Sauk - Teg, shpejtësi që vrasin jetën”, thotë Policia Rrugore.
All - Paragraf - 3
"Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në këto akse me risk, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon”, njofton Policia, e cila ka vijuar kontrollet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2