Të paktën 6 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës pasi dyshohen se mund të kenë dijeni në lidhje me atentatin me eksploziv të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e “Skelës”, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Indrit Sadedinaj.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Fieri kanë “blinduar” qytetin bregdetar, duke kryer kontrolle në çdo automjet që hyn apo del nga qyteti i Vlorës.
Ndërkohë, Indrit Sadedinaj mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Vlorës, u nis për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se autorët mund të kenë përdorur një sasi nga 200 deri në 500 gramë tritol. (A2 Televizion)