Kokaina me foton e Escobar, gjykata liron Klajdi Cibrakun

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 10:02 | Kronikë
Kokaina me foton e Escobar, gjykata liron Klajdi Cibrakun

Gjykata e Apelit në Durrës ka liruar për mungesë provash Klajdi Xibrakun, i arrestuar për 143 kg kokainë me foton e Escobar.

Policia zbuloi kokainë në portin e Durrësit në prill të vitit të kaluar, ku finalizoi operacionin "Il Mejor". Pasi u shkarkua nga anija, ai qëndroi tetë ditë në pritje, derisa është paraqitur një prej administratorëve të kompanisë “Masabifruit” për tërheqjen. Referuar faktit se kontejneri transportonte produkt ushqimor dhe se në raste të ngjashme, shoqëritë pritëse kanë interes t’i tërheqin sa më shpejt, lënia një javë në “harresë” e tij, ka nxitur kontrollorët ta kalojnë në kontroll të imtësishëm.

Pas sinjalit të kuq në skaner, në praninë e administratorit Klajdi Xibraku, policia hapi tavanin e tij, ku u gjet edhe sasia e drogës, me pako ku kishte të printuar foto të Pablo Eskobar, ish-bosit kolumbian të kokainës dhe logoja “El mejor”, në shqip, më e mira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos