Grabitën me armë në banesë, policia zbardh ngjarjen, arreston një nga autorët

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 10:00 | Kronikë
Grabitën me armë në banesë, policia zbardh ngjarjen,

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e janarit të këtij viti në Kurbin ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150 000 lekë të rinj në banesën e shtetasit A. L.

Bëhet e ditur se është vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, duke vlerësuar çdo informacion dhe duke administruar çdo provë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, kanë finalizuar operacionin "Vinjolli".

Si rezultat i këtij operacioni, është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150 000 lekë të rinj.  

Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit E. D., 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Krujë dhe G. B., 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre. 

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. D., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos