Plagosi me thikë burrin, fqinjët tregojnë pse nisi sherri në familje

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 12:27 | Kronikë
Plagosi me thikë burrin, fqinjët tregojnë pse nisi sherri në

Fqinjët e çiftit të të moshuarve të konfliktuar ditën e sotme në Durrës kanë shpjeguar arsyet e sherrit që çoi në plagosjen me thikë të burrit.

Dhurata Jakupi, fqinje me Ahmet dhe Asije Stafën, thotë se gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti pronësie.

“Kanë tre ditë që zihen. Burri i thonte pse i besove pronares pa na dhënë neve likuidimin. Dy dhoma e një kuzhinë që pronarja duhet t’ia japë, nuk ia ka dhënë. Dy pleqtë ia vënë fajin njëri-tjetrit dhe përfunduan kështu”, deklaroi fqinja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/10/durres-gruaja-plagos-burrin-me-thike-pas-nje-konflikti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos