Aksidentet Pogradec-Korçë/ Shkaqet kryesore, gabimi njerëzor dhe mjetet bujqësore

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 15:23 | Kronikë
Aksidentet Pogradec-Korçë/ Shkaqet kryesore, gabimi njerëzor

Ditët që lamë pas kanë shënuar një rritje të numrit të aksidenteve rrugore, më të theksuara këto në akset Qaf Thanë-Pogradec, Qaf-Plloçë Korçë, dhe Korçë-Kapshticë, ku janë regjistruar disa aksidente të rënda që kanë sjellë për pasojë, plagosje dhe humbje jete, pa llogaritur dëmet e shumta materiale.

Edhe mjetet bujqësore apo karrocat me kafshë janë potencial shumë i madh për aksidente rrugore, pais në shumicën e rasteve nuk kanë sinjalistikë dalluese, dhe ajo që është më problematikja qarkullojnë në rrugët interurbane kryesore në mungesë të rrugëve dytësore.

Në lidhje me këtë problematikë, policia rrugore e qarkut të Korçës nuk e pa të arsyeshme të prononcohej, qoftë edhe për t’iu bërë apel drejtuesve të mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos