Aksidenti i autobusit nga Kosova, kryeministri kroat Plenkovic: Jemi me familjet e viktimave

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 11:49 | Kosova
Aksidenti i autobusit nga Kosova, kryeministri kroat Plenkovic: Jemi me familjet

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me shqiptarë të Kosovës në vendin e tij ku 10 persona humbën jetën, ndërsa 45 të tjerë mbetën të plagosur të kompanisë “Deva Tours” në Brod të Kroacisë, ku raportohet deri më tani për 10 viktima.

Plenkoviç shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. “Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen”, shkroi Plenkovic në Twitter.

“Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beros dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, shtoi Plenkovic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos