Detaje të reja nga aksidenti në Bullgari, Grubi: Autobusi nuk kishte licencë, nuk e dimë si kalonte në kufij

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 22:17 | Ballkani
Detaje të reja nga aksidenti në Bullgari, Grubi: Autobusi nuk kishte

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë në Bullgari ku humbën jetën 46 pasagjerë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin duke u kthyer nga një udhëtim në Turqi.

Numri dy i qeverisë maqedonase tregon se autobusi i aksidentuar nuk dispononte licencë operimi ndërkombëtare dhe nuk e kupton se si ai ka mundur të kalojë në tre kufij të ndryshëm duke mos e pasur një leje të tillë.

“Detyruam inspektoratin e transportit që të merr një inspektim të jashtëzakonshëm ndaj kompanisë Besa Trans. Licenca i përfshinë 4 autobusë, ky autobus nuk është pjesë e kësaj licence, unë po dyshoj në elemente korruptive. Këtu më duhet të shpreh një shqetësim, si ka pasur mundësi një autobusë pa licencë të arrijë t’i kalojë tre kufijë”, tha Grubi.

Më tej, zv/kryeministri premtoi se do t’i shkohet deri në fund hetimit për zbardhjen e së vërtetës së kësaj ngjarje tronditëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos