Viktimat e autobusit, solidarizohet Kosova, e shpall të mërkurën ditë zie

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 21:36 | Ballkani
Viktimat e autobusit, solidarizohet Kosova, e shpall të mërkurën

Në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident rrugor me autobus, Kosova vendosi të shpallë të mërkurën ditë zie.

“Në mbështetje të legjislacionit në fuqi, Presidentja ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi në Bullgari”, shkruhet në dekret.

Ndërsa Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, ku i ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për çdo gjë të nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos