Aksidentohet me motor, ndërron jetë një person në Memaliaj

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 12:47 | Kronikë
Aksidentohet me motor, ndërron jetë një person në Memaliaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Memaliaj, ku një person ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se viktima është shtetasi Azem Hada, 56 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me një motor kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos