Publikohen pamjet e aksidentit në Durrës, makina përplasi një grua

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 11:04 | Kronikë

Një 70-vjeçare mbeti e plagosur pasditen e së martës në lagjen 11 në Durrës pasi u përplas nga një automjet.

Policia bëri të ditur se bëri bllokimin e automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, i cili u largua menjëherë pasi përplasi 70-vjeçaren.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë duket e gjithë dinamika e aksidentit, ku makina nuk frenon fare edhe pse përpara i dalin dy këmbësorë. Një person arrin të shmanget në sekondat e fundit, ndërsa 70-vjeçarja u përplas duke mbetur e plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos