
Një fëmijë, 4 vjeç, ka humbur tragjikisht jetën pasi është aksidentuar nga një makinë në fshatin Samaticë të Beratit, tha policia.
Ngjarja ka ndodhur, këtë të enjte, rreth orës 14:00, sipas autoriteteve. Drejtuesi i mjetit, 46-vjeçari Ramadan Gjozi, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)