
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku një 58-vjeçar ka mbetur i vdekur.
Policia ka bërë të ditur se, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, një fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)