Akuzat ndaj Ilir Metës, Kuvendi e akuzon për shkeljen e 17 neneve të Kushtetutës

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 19:34 | Politikë

Në vetëm 20 ditë, komisioni parlamentar që hetoi Ilir Metën përpiloi një raport me 96 faqe, ku listoheshin shkeljet e pretenduara të 17 neneve të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës.

Pretenca ndaj Ilir Metës përmbante nëntë akuza të mjaftueshme sipas Kuvendit për shkarkim që përfshinin jo vetëm shkeljen e betimit të Presidentit dhe mbajtjen anë në fushatën elektorale, por edhe cenimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë.

“Presidenti bëri fushatë hapur kundër partisë në pushtet, roli i tij nuk perceptohet në popull si unifikues. Sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës, por dhe të perceptohet nga populli si i tillë”, deklaroi deputeti Alket Hyseni.

https://a2news.com/2022/02/07/seanca-per-shkarkimin-e-metes-ne-kushtetuese-dervishaj-3-shkeljet-e-kuvendit-manipulim-provash-dhe-deformim-aktesh/

Qëndrimet e socialistëve në raportin e hetimit parlamentar, Ilir Meta i përmblodhi në dy fjalë, agjitacion  e propagandë. Akuzat tashmë po administrohen nga gjyqtarët të cilët do të thonë fjalën e fundit, nëse kanë qenë të mjaftueshme për të provuar shkeljen e rëndë kushtetuese, apo Kuvendi i mandateve të djegura ndërmori aventurën e fundit politike përpara shpërndarjes së tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/07/shkarkimi-i-presidentit-ne-kushtetuese-meta-padi-ne-prokurori-per-falsifikimin-e-provave-nga-kuvendi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos