
Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur arrestimin e 4 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësues të 2 kompanive private, të cilët akuzohen për korrupsion, ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.
Sipas SPAK, hetimet për 4 zyrtarët dhe për 2 përfaqësuesit e dy kompanive kanë nisur që në vitin 2020.
Të arrestuarit janë shefi transportit, drejtori i Zyrës së Urbanistikës, ish-shefja e urbanistikës, shefi i IKMT të Bashkisë Dimal, si dhe një inxhinier dhe një financier, punonjës në shoqëri tregtare.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur që 5 prej tyre të qëndrojnë në burg, ndërsa për ish-shefen e Urbanistikës është vendosur masë më e butë “arrest në shtëpi”. (A2 Televizion)