Ngjarje tragjike në Kavajë, gjenden të vdekur në një hotel 4 shtetas rusë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 23:33 | Kronikë
Ngjarje tragjike në Kavajë, gjenden të vdekur në një

Një ngjarje tragjike është raportuar në orët e vona të së premtes. Katër persona janë gjetur të pajetë në ambientet e një saune, në një hotel në Qerret të Kavajës.

Sipas policisë, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rusë, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos