Kokaina në banane, Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e kompanisë “Alba Exotic Fruit”

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 16:59 | Kronikë
Kokaina në banane, Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka vendosur në sekuestro preventive kompaninë “Alba Exotic Fruit”.

Kjo kompani prej disa muajsh ka qenë në vëmendje të publikut të saj, pasi disa herë në kontejnerët e saj me banane janë kapur sasi të mëdha lënde narkotike kokaine.

Gjithashtu,  Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar emrin e personit juridik “Alba Exotic Fruit”, si subjekt juridik i dyshuar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vetëm 3 ditë më parë, në portin e Durrësit u sekuestruan 10 kg kokainë në një ngarkesë me banane që kishin destinacion pikërisht këtë kompani.

Kompania “Alba Exotic Fruit” rezulton e përmendur edhe më parë në trafikun e kokainës ku në vitin 2019, në kontejnerët e saj, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga DEA amerikane.

Për trafikun e drogave të forta në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj ndërsa u shpall në kërkim Gentian Malindi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos