
Gjykata për Krimet e Rënda ndryshoi masën e sigurisë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për paraqitje”.
Ish-kreu i Burgjeve po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për akuzën e korrupsionit. Emri i tij doli gjatë hetimit të dosjes “339”. Bazuar në disa përgjime, u ngritën dyshime se ish-deputeti i PS ishte përfshirë në një aferë për transferimin e një të dënuari.
Pasi u arrestua në tetor 2018 gjatë operacionit “Vol-vo 4”, Gjykata e Krimeve izoloi Çukon në paraburgim, por dy javë më vonë ai u la në arrest shtëpiak. (A2 Televizion)