Vritet me armë zjarri një i ri në Durrës

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 13:23 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në Durrës, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumin, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të të riut, duke e lënë të vdekur.

Viktima është identifikuar si shtetasi Feriz Bardhi. Ai është qëlluar në derën e shtëpisë.

Viktima Feriz Bardhi

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, disa persona e kanë thirrur viktimën dhe i kanë kërkuar sqarime, ndërsa e kanë qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë nga dera e shtëpisë.

Shkaqet e vrasjes janw ende tw paqarta, ndwrsa mwsohet se në vitin 2012, Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos