Akuzohet për pastrim parash, i sekuestrohen shumë makina e prona të tjera

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 15:53 | Kronikë

Një sasi e konsiderueshme parash dhe një numër i madh pronash i është sekuestruar shtetasit Alban Xhepa, i cili akuzohet për pastrim parash.

Bëhet e ditur se hetimet kanë filluar pas marrjes së informacioneve përkatëse nga Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë. Sipas informacionit fillestar, i dyshuari kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

“Hetimi ka zbuluar se nga ana e përfaqësuesve të subjekteve që kanë përfituar fonde nga Qipro me dërgues shoqërinë ‘Tripdale Limited’ është kërkuar që fondet të mos kreditohen në llogari të tyre për shkak se dërguesi kërkon kthimin e fondeve. Në këtë mënyrë është hetuar për llogaritë në bankën ‘ISP’ të shoqërive ‘GoITradeIInternational’, ‘Eni Gjika’, ‘International Marketing Solutions Global’, ‘Avni Vila’,‘IrdiLika’, ‘Migena Ballabani’ dhe ‘Gerald Beno’. Për hetimin e çështjes është bashkëpunuar dhe me autoritetet e huaja, ku pas përgjigjes së ardhur pas kërkesës së bërë nga ana jonë për ndihmë juridike, rezulton se i hetuari A. Xh, rezulton të jetë dënuar 3 herë në shtetin Italian për veprat penale në fushën e narkotikeve, falsifikimit si dhe të krimeve kundër personit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos