
Policia e Shtetit ka vënë në pranga përkohësisht me qëllim ekstradimi një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi, Eduart Dushaj, të cilin Gjykata e Genovas e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg nga dënimi.
Ndërkohë, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)