
130 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit të një avioni në aeroportin e Beogradit janë evakuuar pas një alarmi për bombë.
Kjo është konfirmuar nga televizioni shtetëror serb “RTS”, që thekson se aeroplani do të fluturonte drejt Frankfurtit në Gjermani.
Autoritetet serbe po kontrollojnë avionin për të zbuluar nëse është një arlam fals dhe po punojnë për identifikimin e personit që telefonoi aeroportin “Nikolla Tesla” në Beograd.
Agjentët serbë kanë vendosur një perimetër sigurie përreth zonës ku gjendet mjeti fluturues. (A2 Televizion)