Macron mbërrin në Beograd, Kosova pritet të dominojë vizitën dy ditore

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 16:56 | Ballkani
Macron mbërrin në Beograd, Kosova pritet të dominojë

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti në Serbi, në atë që autoritetet e Beogradit e cilësojnë si vizitën më të rëndësishme të një personaliteti të huaj në dekada. Kreu i Elizesë u prit me nderime në aeroportin “Nikola Tesla”, ku ju rezervua edhe një fjalim mirëseardhje nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Kosova pritet të jetë në krye të axhendës së bisedimeve. Autoritetet serbe shpresojnë që vizita do të ndikojë për t’i dhënë fund taksës së vendosur nga Prishtina ndaj produkteve vendase.

"Askush nuk mund të më bindë se Evropa Perëndimore, ku Franca është një nga udhëheqëset dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn të tërheqë një vendim të turpshëm administrativ", tha me herët ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai francez Macron do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos